Hapësire reklamuese

Bota

U zbulua nga përgjimet e SKY ECC, dënohet me 12 vite burg shqiptari në Belgjikë

Shkruar nga Newsbomb
U zbulua nga përgjimet e SKY ECC, dënohet me 12 vite burg shqiptari
Foto ilustruese

Gjykata Penale e Liege në Gjermani ka dënuar me 12 vite burg një shqiptar, i cili doli në përgjimet e SKY ECC, si koka kryesore e grupit kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.

Hetimi nga autoritetet belge në mesazhet e koduara të SKY ECC, zbuluan një organizatë kriminale që drejtohej nga Shqipëria dhe që operonte në shitjen e drogës në Europë.

Sipas mediave vendase, koka e këtij grupi, ishte shqiptari, i cili drejtimin e organizatës e bënte nga Shqipëria dhe nëpërmjet telefonit ai urdhëronte anëtarët e tjerë të bandës për mënyrën se si do të vepronin me lëndët narkotike.

Tregtarët e drogës, të vendosur në Liège dhe Charleroi, porositën rregullisht kokainë nga një furnizues me bazë në rajonin e Antwerp. Atyre u ishin dorëzuar disa blloqe kokainë, me çmime rreth 32 mijë euro për kilogram.

Duke u nisur nga përgjimet, udhëheqësi shqiptar i dha udhëzimet e tij nga Shqipëria, rishiti mallrat e porositura te tregtarët vendas dhe dërgoi njerëzit e tij që të kujdeseshin për dërgimin. Disa nga blloqet e kokainës madje ishin fshehur në pyll për të shmangur dyshimet. Të pandehurit kishin diversifikuar aktivitetet e tyre duke zhvilluar kultura cannabis në Ombret, Jemeppe-sur-Meuse, Houffalize dhe Verviers.

Kreu i organizatës u dënua me 12 vite burg dhe iu konfiskuan 1.5 milionë euro. Bashkëpunëtorët e tij u dënuan me nga 5 deri në 9 vjet burg. Anëtarët e grupit u dënuan me dënime nga 18 muaj deri në 3 vjet burgim. Gjithashtu u dhanë dy pafajësi, si dhe një dënim pune dhe një dënim me kusht për konsumatorët që kishin dhënë ndihmë modeste për organizatën, në këmbim të konsumit të tyre personal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese