Hapësire reklamuese

Bota

U sulmua rëndë me thikë, doktorët japin lajmin e mirë për aktorin e njohur indian

Shkruar nga Newsbomb
U sulmua rëndë me thikë, doktorët japin lajmin e mirë
Aktori i njohur, Saif Ali Khan

Pas sulmit që ju bë me thikë, aktori i njohur i Bollywood-it, Saif Ali Khan, i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhte jashtë rrezikut për jetën.

Aktori u sulmua mëngjesin e sotëm, 16 janar, në një lagje të pasur në qytetin indian të Mumbait, ku jeton me familjen e tij.

Burimet policore bëjnë me dije për BBC se aktori u plagos pas një përleshjeje mes tij dhe një njeriu të paidentifikuar i cili hyri në shtëpinë e tij diku mbas mesnate.

"Khan ka dalë nga operacioni dhe është jashtë rrezikut. Ai aktualisht është në rikuperim dhe mjekët po monitorojnë përparimin e tij," tha ekipi i Khan në një deklaratë.

Gazetarët kanë folur me doktorin që është marr me operacionin e tij, ku është shprehur se ai ka pasur një dëmtim të madh në palcën kurrizore të kraharorit.

"Pati një dëmtim të madh në palcën kurrizore të kraharorit për shkak të një thike të futur në shtyllën kurrizore. U krye një operacion për heqjen e thikës dhe riparimin e lëngut kurrizor që rrjedh. Dy plagë të tjera të thella në dorën e majtë dhe një tjetër në qafë u riparuan nga ekipi i kirurgjisë plastike", tha doktori për gazetarët.

Detajet e sakta të sulmit nuk janë ende të qarta. Policia ka thënë se “një person i panjohur” kishte hyrë në shtëpinë e aktorit

“Kërkojmë nga mediat dhe fansat të kenë durim. Është çështje e policisë”,  tha ekipi i aktorit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese