Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

U qëllua në kokë gjatë sulmit me thikë të premten, humb jetën efektivi i policisë

Shkruar nga Newsbomb
U qëllua në kokë gjatë sulmit me thikë të premten,
Pamje nga homazhet për nder të efektivit të policisë në sheshin e Manheim në Gjermani

Efektivi i policisë, i cili u godit me thikë në kokë nga agresori i sulmit të premten e 31 majit në Manheim të Gjermanisë ka humbur jetën.

Sipas mediave vendase, efektivi 29 vjeçar, Rouven L. nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën.

Autori i këtij sulmi është arrestuar nga policia, i identifikuar si Sulejman Atae, 25 vjeç me origjinë nga Afganistani, i cili kishte ardhur në Gjermani si emigrant në moshën 14 vjeçare.

U qëllua në kokë gjatë sulmit me thikë të premten,
 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së premtes, ku 25 vjeçari, Sulejman Atae sulmoi me thikë kritkun islamik, Michael Stürzenberger gjatë një tubimi që po mbahej në sheshin e tregut në Manheim. Për të prandaluar agresorin, polici 29 vjeçar ndërhyri por situata i doli jashtë kontrollit pasi, autori u kthye dhe e goditi atë disa herë në shpinë dhe në kokë.

25 vjeçari u ndalua më pas nga forcat e shumta policore që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të plagosurit e tjerë u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Më herët raportuam se ngjarja i parapriu një tubimi elektoral që po mbahej në këtë shesh, ku aktivisti anti-islamik Michael Stürzenberger po mbante një fjalim në lidhje me një rast të evidentuar nga Lëvizje Qytetare Pax Europa (BPE), i cili është një grup kundër islamizimit të Evropës.

Islami dhe emigracioni janë bërë çështje të diskutueshme në Gjermani muajt e fundit, veçanërisht në mes të rritjes së popullaritetit të subjekteve politike të krahut të djathtë, kryesisht partisë 'Alternativa për Gjermaninë' (AfD), të cilët kanë dalë haptazi kundër rritjes së rrymës islame në Evropë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese