Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

U qëllua me disa plumba teksa pinte kafe, kush është shqiptari që iu bë atentat në Belgjikë

Shkruar nga Newsbomb
U qëllua me disa plumba teksa pinte kafe, kush është shqiptari
Autori qellon shqiptarin

Agustin, K., është shqiptari që iu bë atentat në një lokal në Bruksel. 44-vjeçari ishte duke pirë kafe te në një lokal i njohur si “kafeneja e shqiptarëve”, me emrin “te Xhoni”, ku një person e qëlloi me 4 plumba.

U qëllua me disa plumba teksa pinte kafe, kush është shqiptari
Lokali ku ndodhi ngjarja

Në videon e mëposhtme shihet një burrë me kapuç duke ecur pranë kafenesë, ku kalon para 44-vjeçarit, ndërsa më pas kthehet dhe qëllon me disa plumba shqiptarin. Me pas largohet me vrap.

Shqiptari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa raportohet se ka marr një plumb në kokë dhe tre në kraharor.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

“Policia Bruksel-Veri u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30. Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese