Hapësire reklamuese

Bota

U kap në një “shtëpi bari”, dënohet me burg 24-vjeçari shqiptar në Angli

Shkruar nga Newsbomb
U kap në një “shtëpi bari”, dënohet me burg
Shqiptari i arrestuar në Britani

Një 24-vjeçar është dënuar me burg pasi është kapur në një “shtëpi bari” në Durham në Angli.

Me 18 muaj burg u dënua Jeton Metollari 24  vjeç, i cili u kap brenda një banese ku u gjet e kultivuar disa bimë narkotike.

Shqiptari gjatë aksionit të policisë tentoi që të fshihej por pa sukses. Policia britanike po ashtu gjeti në telefonin e shqiptarit pamje, ku tregonte se si kultivohej dhe rritej kanabisi.

Gjykatësja e dënoi atë me 18 muaj burg dhe tha se i takon autoriteteve të Home Office të vendosin nëse do të dëbohet pas burgut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese