Hapësire reklamuese

Bota

U irritua nga pyetja, ish-kryeminsitri italian tërheq për flokësh gazetaren (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
U irritua nga pyetja, ish-kryeminsitri italian tërheq për flokësh
Romano Prodi-Lavinia Orefici

Një incident, ku ish-kryeministri italian Romano Prodi ka tërhequr për flokësh një gazetare të Quarta Repubblica, Lavinia Orefici, po bën xhiron e rrjetit dhe po komentohet gjerësisht.

Gazetarja i ka kërkuar ish-Presidentit të Komisionit Europian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, ndërsa siç shihet në video, Prodi është bezdisur nga pyetja dhe e tërheq për flokësh. 

Gazetarja u shpreh e poshtëruar nga ky veprim, ndërsa vetë Prodi deklaroi se ishte një kontakt i rastësishëm dhe pas asnjë qëllim ofendues.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi gazetarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese