Hapësire reklamuese

Bota

U helmuan nga alkooli, ndërrojnë jetë 37 persaona në Turqi, 77 në gjendje të rëndë

Shkruar nga Newsbomb
U helmuan nga alkooli, ndërrojnë jetë 37 persaona në Turqi,
Fotografi ilustruese

Tridhjetë e shtatë persona kanë vdkur në Stamboll brenda gjashtë javësh pasi konsumuan alkool. Ndërkaq, katërmbëdhjetë persona të dyshuar për shitjen e alkoolit u arrestuan, ndërsa 77 të tjerë u helmuan si dhe 17 janë ende në spital.

Autoritetet Turke bejnë me dije se helmimi nga alkooli është bërë i zakonshëm në vend kjo pasi prodhimi i paligjshëm është rritur me “bumin” e taksave për pijet alkoolike.

Rakia, alkooli kombëtar i vendit, kushton rreth 1,300 lira turke (rreth 35 euro) një litër në supermarket në një vend ku paga minimale është 17,000 lira (465 euro).

Policia ka arrestuar 14 persona të dyshuar për shitjen e alkoolit të paligjëshm.

Ndërsa Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i akuzuar nga kundërshtarët e tij se dëshiron të islamizojë shoqërinë, ka mbajtur vazhdimisht qëndrim kundër konsumimit të alkoolit apo duhanit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese