Ditën e djeshme, e enjte një 15-vjeçar u dhunua barbaridht nga disa persona pasi doli nga ambientet e shkollës.
Ndërsa sot prokuroria në Paris ka njoftuar se i mituri që u dhunua në dalje të shkollës në Viry-Satillon ka ndërruar jetë sot.
15-vjeçari pasi ishte dhunuar nga disa persona, u gjet i plagosur rëndë nga një kalimtar i rastit, ku dhe u dërgua menjëherë në spital. Por për shkak të plagëve të rëndë të marra, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit, duke ndërruar jetë sot.
Hetimi që nisi fillimisht për tentativë vrasjeje, tashmë ka të bëjë me “akuzat e vrasjes dhe sulmit në grup në periferi të një kompleksi shkollor”.
Sulmuesit e tij, numri i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, por flitet për tre apo katër djem me fytyrat e mbuluara me kapuç, janë ende në arrati dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Motivi dhe shkaku i sulmit ndaj të miturit ende nuk dihet.