Hapësire reklamuese

Bota

"U bënë shumë kohë pa e parë mikun tim të vjetër", Erdogan takon Putin në Kazakistan: Do të rrisim bashkëpunimet në industrinë energjetike

Shkruar nga Newsbomb
"U bënë shumë kohë pa e parë mikun tim të
Takimi i Presidentit turk, Erdogan me homologun rus, Putin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan është takuar ditën e sotme më homologun rus, Vladimir Putin. Takimi i tyre është zhvilluar në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, në kuadër Samitit të 24-të të Kryetarëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Në një konferencë të përbashkët për media, Erdogan shprehet se kishte një kohë të gjatë që nuk kishte komunikuar me Putin, duke e cilësuar atë mik të vjetër të tij, ndërsa shton se zyrtarët e tjerë shtetërorë kanë ruajtur vazhdimisht marrëdhënie të mira midis vendeve.

Gjithashtu, Erdogan shton se do të rrisin bashkëpunimet në fusha të ndryshme, përfshirë këtu edhe atë të industrisë energjetike për termocentralet bërthamore.

Ne nuk e kemi parë mikun tim të dashur për një kohë të gjatë. Ne kemi pasur takime përmes diplomacisë telefonike. Por miqtë tanë janë vazhdimisht në kontakt me njëri-tjetrin. Ministrat tanë i mbanin vazhdimisht kontaktet e tyre.

Ne do të ndërmarrim hapa seriozë për termocentralet bërthamore. Po diskutojmë për termocentralin bërthamor të Sinopit. Ne besojmë se mund të ndërmarrim hapa seriozë në këtë drejtim. Lidhur me këtë çështje, ministri ynë i Energjisë dhe Burimeve Natyrore vijon bisedimet me homologun e tij”,- është shprehur lideri turk, Erdogan.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese