Hapësire reklamuese

Bota

U arratis nga burgu italian në 2016, arrestohet në Belgjikë shqiptari Ilir Pere

Shkruar nga Newsbomb
U arratis nga burgu italian në 2016, arrestohet në Belgjikë
I arrestuari, Ilir Pere

48- vjeçari shqiptar, Ilir Pere është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të armëve dhe lëndëve narkotike. Ai ishte dënuar nga Gjykata italiane me 28 vite burg, dënim të cilin nuk e kishte kryer pasi ishte arratisur nga burgu në vitin 2016.

Pere është vënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të përbashkët midis hetuesvë italianë si dhe autoriteteve blege, ndërsa bëhet me dije se ai mbante një identitet të rremë me kombësi greke, nën emrin Nikolaos Lirikaos.

Sipas mediave të huaja, 48- vjeçari nuk ka pranuar akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, por ka thënë se është marrë vetëm me blerjen e disa armëve me qëllim hakmarrjen ndaj disa shqiptarëve që i kishin vrarë dhe djegur më herët vëllain e tij.

Gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve, Pere ka thënë se është arratisur nga burgu në Itali “Rebibbia”, më 27 tetor të vitit 2016 së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Tesilvan Basho dhe Mikel Hasanbelliu dhe për 7 vite ka jetuar midis Belgjikës, Gjermanisë dhe Shqipërisë nën identitetin e tij fals.

Megjithatë, Pere ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me trafikantin Claudio Cardamone nga Cassano, pasi ka rrëfyer blerjen e një kilogrami kokainë. Ndërkohë ai ka pohuar edhe se ka bërë biznes me anëtarët e Ndranghetës, teksa evidenton se nuk i mban mend emrat e tyre.

Autoritetet belge pritet të bëjnë ekstradimin e tij drejt Italisë, ku edhe do të kryejë dënimin e vendosur më herët nga gjykata e këtij vendi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese