Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

U akuzua nga e motra se e ka abuzuar seksualisht, reagon publikisht CEO i Open AI!

Shkruar nga Newsbomb
U akuzua nga e motra se e ka abuzuar seksualisht, reagon publikisht CEO i Open
CEO i Open AI, Sam Altman

CEO i Open AI, Sam Altman ka mohuar akuzat për abuzim seksual nga motra e tij Annie Altman.

Motra e Sam dorëzoi një ankesë duke e akuzuar atë për abuzim seksual në fëmijëri. Në padinë e paraqitur ditët e fundit në një gjykatë të distriktit të shtetit amerikan të Misurit, pretendohet se abuzimet kanë filluar kur Ann Altman ishte vetëm 3 vjeç dhe vëllai i saj 12 vjeç, dhe se ato kanë vazhduar për një kohë të gjatë. 

President i OpenAI, kompania që prodhon ChatGPT, dhe një nga miliarderët e ekonomisë së re dixhitale, Altman i ka mohuar akuzat në një postim të publikuar së bashku me nënën dhe dy vëllezërit e tij në rrjetin social X.

“Annie ka bërë pretendime thellësisht lënduese dhe krejtësisht të pavërteta për familjen tonë, veçanërisht Sam. Familja jonë e do Annie-n dhe është shumë e shqetësuar për mirëqenien e saj. Kujdesi për një pjesëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër i vështirë.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed