![Turqia njoftoi bllokimin e Instagramit, qeveria: Do të takohemi me](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1722868911xinstajpg-271.jpg)
Zyrtarë të lartë të qeverisë turke kanë njoftuar se do të zhvillojnë një takim me drejtuesit e “Meta”, që pas njoftimit të bllokimit të rrjetit social, Instagram të premten e javës së shkuar.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu përmes një postimi në rrjetin social “X”.
Uraloglu shkruan se Turqia ka shprehur pakënaqësitë e saja edhe më parë, në lidhje me respektimin e ligjeve turke, të cilat kjo platformë shpeshherë i ka shkelur.
Turqia ka bllokuar aksesin në Instagram, tha të premten organi rregullator i teknologjisë së informacionit të Turqisë, pa specifikuar arsyen apo sa do të zgjaste ndalimi.
Ky vendim është publikuar në faqen e internetit të Autoritetit Rregullativ të Teknologjisë së Informacionit Turk.
Ndalimi erdhi pasi zyrtari turk i telekomunikacionit Faretin Altun kritikoi Instagramin për bllokimin e postimeve që shprehnin ngushëllime për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, raportoi Reuters.
Altun, i cili është shefi i komunikimit për presidencën turke, shkroi në platformën X se ishte censurë e dukshme sepse Instagram nuk deklaroi se kishte shkelje të rregullave për postimin në atë platformë kur bllokoi postimet që shprehnin ngushëllime për vrasjen e Haniyeh.
"Kjo është censurë, e pastër dhe e thjeshtë," tha Altun, drejtori i komunikimit për presidencën turke, në X. Ai shtoi se Instagram nuk kishte përmendur ndonjë shkelje të politikës për veprimet e tij.
Nuk ka pasur asnjë përgjigje të menjëhershme nga kompania mëmë e Instagramit, Meta Platforms Inc, në lidhje me ndalimin apo komentet e Altun.