Hapësire reklamuese

Bota

Turqia e gatshme të rivendosë raportet diplomatike me Sirinë

Shkruar nga Newsbomb
Turqia e gatshme të rivendosë raportet diplomatike me Sirinë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ka asnjë pengesë për Turqinë dhe Sirinë që të rivendosin raportet diplomatike, të cilat u shkëputën kur nisi lufta civile siriane mbi një dekadë më parë

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi presidenti sirian, Bashar al-Assad, bëri deklarata të ngjashme, duke lënë të kuptohet se ka vullnet mes dy shteteve që t’i japin fund tensioneve dhe të normalizojnë raportet.

“Nuk ka asnjë arsye pse raportet diplomatike të mos vendosen. Në të njëjtën mënyrë që i mbajtëm gjallë raportet tona me Sirinë në të kaluarën, ne mbajtëm takime me Assadin, që përfshinin edhe takime familjare – nuk mund të them se nuk do të ndodhë më”, - tha Erdogan.

Ai iu referua një pushimi që Erdogan dhe familja e Assadit bënë së bashku në jug të Turqisë më 2008, para se raportet mes tyre të përkeqësoheshin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese