Turqia ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e organizatës BRICS në vend të BE-së, ku në këtë fundit ka fituar statusin e shtetit kandidat që në vitin 1999, por akoma nuk është bërë pjesë e saj pasi nuk ka plotësuar disa nga kriteret kryesore.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan beson se mund të jetë një alternativë më e mire se sa Bashkimi Europian.
“Sigurisht që do të donim të bëheshim anëtar i BRICS-it. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë vit”,- tha ministri Hakan Fidan, gjatë një vizite në Kinë.
Sipas mediave të huaja, Ankaraja synon fillimisht që të marrë pjesë në takimin ministror të organizatës që mbahet javën e ardhshme në Rusi.
Interesimin e shtetit turk për t’u bërë pjesë e BRICS-it e ka përshëndetur edhe Kremlini, ku lider kryesor është vetë Rusia.
BRICS është një bllok i ekonomive në zhvillim, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, dhe së fundmi ka pranuar Arabinë Saudite, Argjentinën, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si anëtarë të plotë.