Autoriteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (BKT) bllokoi aksesin në Instagram këtë të premte, 2 gusht.
Në deklaratën e BKT-së thuhet se qasja në platformën e mediave sociale është bllokuar duke mos dhënë më tepër detaje lidhur me arsyen e këtij vendimi dhe as për periudhën se sa do të zgjasë.
Ky bllokim ka ardhur pas kritikave të bëra ditë më parë nga drejtori për komunikim në Presidencën e Turqisë, Fahrettin Altun, lidhur me ndalimin e postimeve ngushëlluese për vrasjen e Ismail Haniyeh, liderit të Hamasit i cili u vra ditë më parë.
"Kjo është një përpjekje shumë e qartë dhe e dukshme për censurë," tha ai.
Sondazh
Poll