
Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, është marr në pyetje nga policia pasditen sotme, për një periudhë prej pesë orësh.
Hetimi lidhet me akuzat për mbështetje të pretenduar të Imamoglu ndaj Partisë së Jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup që është shpallur i paligjshëm në Turqi.
Ai e ka cilësuar këtë hetim si të pabazë dhe të pamoralshëm, duke theksuar se akuzat janë të paqëndrueshme dhe pa asnjë bazë të fortë.
“Akuzat e ngritura kundër meje janë krijuar për të minuar reputacionin dhe besueshmërinë time,” është shprehur ai.
Kujtojmë se Imamoglu është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 19 marsit, pasi dyshohet për korrupsion dhe lidhje me organizata terroriste.
Kryebashkiaku është arrestuar gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, ku ndaj tij dhe personave të tjerë, akuzohen për veprat penale si, organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK. Shumë qytetarë janë duke bërë protesta masive, pasi arrestimin e tij e quajnë si të pavend.