
Të paktën një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan nga Londra përjetoi turbulenca të rënda.
Singapore Airlines SQ321 u largua nga Mbretëria e Bashkuar të hënën në mbrëmje në orën 22:17 me orën lokale, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit, por gjatë fluturimit ka pasur turbulenca të forta.
Më pasi kërkoi leje për të bërë një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Suvarnabhumi në Bangkok.
Menjëherë sapo aeroplani preku tokën, ambulancat u rreshtuan në pistën e aeroportit për t’u dhënë ndihën e parë qytetarëve.
Një zëdhënës i linjës ajrore tha: "Fluturimi i Singapore Airlines #SQ321 , që operonte nga Londra (Heathroë) në Singapor më 21 maj 2024, hasi në turbulenca të forta gjatë rrugës. Avioni u devijua për në Bangkok dhe u ul në orën 15.45 me kohën lokale.
Mund të konfirmojmë se në bordin e Boeing 777-300ER ka të lënduar dhe një fatal.Në bord ishin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit”.