Hapësire reklamuese

Bota

Trump u shpall fajtor, reagon Joe Biden: U rikonfirmua parimi amerikan “Askush nuk është mbi ligjin”

Shkruar nga Newsbomb
Trump u shpall fajtor, reagon Joe Biden: U rikonfirmua parimi amerikan
Presidenti Biden dhe ish-presidenti Trump

Presidenti amerikan ka reaguar në lidhje me gjyqin e fmashëm i cili shpalli fajtor ish-presidentin e SHBA, Donal Trump për të gjitha 34 akuzat për krime, duke e bërë atë ish-presidentin e parë amerikan që përballet me akuza penale.

U rikonfirmua parimi amerikan se askush nuk është mbi ligjin”, -tha Joe Biden, duke shtuar se vendimi u mora nga një juri e cila u zgjodh si çdo juri tjetër në Amerikë dhe pa asnjë diskutim mori një vendim unanim. Sipas Biden, Trump tani do t’i jepet mundësia për të apeluar vendimin “si kushdo tjetër” që është dënuar.

Është e pamatur, është e rrezikshme, është e papërgjegjshme që dikush të thotë se kjo është e manipuluar vetëm sepse nuk i pëlqen verdikti,” - tha Biden.

Nga ana tjetër, edhe Trump reagoi sot ku përmes një konference për shtyp u shpreh se gjyqi kundër tij ishte i montuar dhe i lidhur me administratën e Biden.

 "Këta janë njerëz të këqij. Besoj se në shumë raste këta janë njerëz të sëmurë.” – tha Trump duke shtuar se "Asnjë kandidat presidencial nuk ka qenë ndonjëherë nën një urdhër të rremë më parë. Më është dashur të paguaj mijëra dollarë gjoba dhe jam kërcënuar me burg".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese