Presidenti Vladimir Putin uroi të enjten Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në një koment publik gjatë një forumi ndërkombëtar në vendpushimin e Soçit në Detin e Zi.
Në fjalën e tij, Putin përmendi premtimet e Trump për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e krizës në Ukrainë, duke i quajtur këto qëndrime "të denja për vëmendje".
Kremlini gjithashtu ka mirëpritur pretendimet e Trump se ai mund të negociojë një përfundim të konfliktit në Ukrainë brenda "24 orëve", duke theksuar se do të presë hapa konkretë për të vlerësuar qëndrimet e tij politike.
"Do të doja ta uroja për zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës", u shpreh Putin në seancën pyetje-përgjigje. Sa i përket pritshmërive për një presidencë të dytë të Trump, Putin tha se nuk ka një ide të qartë për çfarë mund të ndodhë, duke shtuar se "çfarë do të bëjë ai është çështje e tij."