
Presidenti i SHBA-së është shprehur se do të zhvendoste palestinezët nga Gaza.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar ambasadori i Palestinës Husam Zomlot në Mbretërinë e Bashkuar, cili është shprehur se zhvendosja e njerëzve nga Gaza rrezikon fshirjen e Palestinës.
Gjithashtu, ai ka thënë se ndihet shumë i zhgënjyer nga qasja e njëanshme e Trumpit, teksa shprehet se nëse njerëzit e Gazës do të shkojnë diku, është kthimi më shtëpitë e tyre.
Ndër të tjera ai është shprehur se ardhmja duhte të sjellë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez.
“Kjo ka të bëjë me fshirjen e Palestinës. Dhe epiqendra e kësaj fshirjeje është spastrimi etnik.
Nëse ata janë testuar përmes gjenocidit dhe ata kanë mbetur në shtëpinë e tyre, ajo shfaqje e njëanshme në Uashington nuk do të ndryshojë rrjedhën e historisë. Ne do të mbetemi aty. E ardhmja duhet të sjellë të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez dhe krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës.
Nëse njerëzit nga Gaza do të shkojnë diku, ata do të kthehen në shtëpitë e tyre brenda 48 zonave të pushtuara nga Izraeli në vitin 1948, askund tjetër.
Ne kemi vetëm një atdhe dhe ajo është Palestina”, ka thënë Zomlot.