Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Trump: Të hënën do flas me Putin, duhet t'i japim fund luftës në Ukrainë! S'duhet të kishte nisur kurrë...

Shkruar nga Newsbomb
Trump: Të hënën do flas me Putin, duhet t'i japim fund
Zelensky-Putin-Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë me dije se do të telefonojë të hënën Presdentin e Rusisë, Vladimir Putin, në lidhje me përfundimin e luftës në Ukrainë.

Gjithashtu Trump ka bërë me dije se do të komunikojë edhe me Presidentin e Ukrainës si dhe me anëtarë të NATO-s.

Sakaq, Donald Trump bën me dije se duhet t'i jepet fund luftës në Ukrainë, një luftë sipas tij e cila nuk duhet të kishte nisur kurrë.

"Do të flas në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin të hënën në orën 10:00 të mëngjesit. Temat e bisedës do të jenë ndalimi i gjakderdhjes që vret mesatarisht më shumë se 5,000 ushtarë rusë dhe ukrainas në javë, si dhe tregtia.

Pastaj do të flas me Presidentin Zelensky të Ukrainës dhe më pas, së bashku me Presidentin Zelensky, me anëtarë të ndryshëm të NATO-s.

Shpresoj të jetë një ditë produktive, do të ketë një armëpushim dhe do t'i jepet fund kësaj lufte shumë të dhunshme, një lufte që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Zoti na bekoftë të gjithëve."-shkruan Trump.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese