
Presidenti Donald Trump është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet e mundshme të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, që pritet të zhvillohen në Turqi të enjten, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rrisin presionin mbi Moskën dhe Kievin për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar.
Trump po viziton Gjirin këtë javë, me ndalesa në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i mandatit të dytë. Trump tha se mund të shkonte në Turqi "nëse do të mendonte se do të ishte e dobishme".
“Mendoj se mund të keni një rezultat të mirë nga takimi i së enjtes në Turqi midis Rusisë dhe Ukrainës”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të hënën. “Nuk e di se ku do të jem të enjten, kam kaq shumë takime, por po mendoja të fluturoja atje. Ekziston një mundësi, mendoj, nëse mendoj se gjërat mund të ndodhin.”
Reagimi nga Kievi erdhi menjëherë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se vendi i tij “do ta vlerësonte” pjesëmarrjen e Trump në bisedime dhe shprehu mbështetje për thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin.
“Është e rëndësishme që Presidenti Trump ta mbështesë plotësisht takimin dhe ne do të donim që ai të gjente mundësinë për të qenë në Turqi”, tha Zelensky në fjalimin e tij në mbrëmje.