Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Trump përjashton BE-në nga bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi, reagon kancelari gjerman Olaf Scholz: Duhet bashkëpunim

Shkruar nga Newsbomb
Trump përjashton BE-në nga bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi, reagon
Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Pas përjashtimit të Bashkimit Evropian nga bashkëbisedimi për paqen e Ukraniës dhe Rusiës, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka reaguar ditën e sotme.

Ai ka thënë se duhet të ketë bashkëpunim mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për garantimin e sigurisë së Ukraniës.

Këto reagime ai i ka bërë pas deklarimeve zyrtarëve amerikanë se BE-ja mund mos të konsultohet për nisje të bisedimeve për paqe me Rusinë, me qëllim të dhënies fund të luftës në Ukrainë.

“Nuk duhet të ketë ndasi për sigurinë dhe përgjegjësinë në mes të Evropës dhe SHBA-së”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai është shprehur se ky diskutim për dërgimin e forcave evropiane paqeruajtëse në Ukrainën është i hershëm .

“Jam pak i irrituar nga këto debate”, ka thënë Scholz pas takimit me liderët evropianë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese