Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Trump i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që të gjejë një zgjidhje me Ukrainë.
“Është koha për të vepruar. Zelenskyy dhe Ukraina do të donin të bënin një marrëveshje dhe të ndalonin çmendurinë. Unë e njoh mirë Vladimirin. Është koha e tij për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota është duke pritur”, ka deklaruar Trump.
Ai tha se duhet armëpushim të menjëhershëm dhe se negociatat duhet të fillojnë. Po ashtu ai theksoi faktin se ishte i hapur për reduktimin e ndihmës ushtarake të SHBA për Ukrainën .
Donald Trump paralajmëroi sërish duke thënë se SHBA mund të largohet nga NATO nëse vendet e tjera anëtare nuk arrijnë të rrisin kontributet e tyre.