Donald Trump ka shansin të shënojë histori nëse fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke u bërë presidenti i dytë në SHBA që shërben dy mandate të ndara.
Ky precedent nuk është parë për 132 vite dhe përbën një zhvillim të rrallë që prej shekullit të XIX.
Kandidimi i tij për një mandat të ri ndodh në një kohë kur vetëm një ish-president ka rikandiduar pas humbjes, siç bëri Theodore Roosevelt në vitin 1912 për një mandat të tretë, por nuk arriti të fitojë mbështetjen e partive kryesore.
Në historinë amerikane, vetëm Grover Cleveland ka arritur të shërbejë dy mandate të pavarura në Shtëpinë e Bardhë. Demokrati Cleveland u zgjodh president për herë të parë në vitin 1884 dhe më pas u mund nga republikani Benjamin Harrison në 1888, edhe pse fitoi votën popullore në të dyja zgjedhjet.