Hapësire reklamuese


Bota

Trump i drejtohet Putinit: Vladimir, STOP! Të arrijmë marrëveshjen e paqes me Ukrainën

Shkruar nga Newsbomb
Trump i drejtohet Putinit: Vladimir, STOP! Të arrijmë
Zelensky-Putin-Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse të Rusisë ndaj Kievit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump dënoi sulmet ruse ndërsa ju drejtua ashpër Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Vladimir, NDALO! 5000 ushtarë po vdesin çdo javë. Le të arrijmë Marrëveshjen e Paqes.”-shkroi Trump.

Trump kritikoi më herët presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke u shprehur se ai kishte dy zgjedhje: “ose të bëjë paqe, ose të vazhdojë luftën edhe për tre vjet të tjera përpara se ta humbasë të gjithë vendin”.

Presidenti i SHBA, Donald Trump e cilësoi Volodymyr Zelenskyn si “njeri pa letra për të luajtur”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese