Donald Trump arriti të shkruante historinë me zgjedhjet presidenciale, pasi jo vetëm që fitoi por është presidenti që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pas humbjes së një mandati.
Edhe pse Donald Trump ka siguruar rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë, ai nuk është ende zyrtarisht president dhe do të duhen më shumë se dy muaj para se të kthehet në Zyrën Ovale.
Dorëzimi i pushtetit nga SHBA është shumë i ndryshëm nga mënyra se si bëhen gjërat në Britani apo edhe vendet e tjera.
Por BBC, ka marrë rastin e Britanisë ku në korrik, Sir Keir Starmer u vendos si kryeministër brenda disa orësh pas mbylljes së qendrave të votimit dhe para se Rishi Sunak të kishte paketuar gjërat e tij.
Përtej Atlantikut, gjithçka zgjat pak më shumë.
Trump nuk do të ketë inaugurimin e tij deri më 20 janar dhe Joe Biden do të qëndrojë në pushtet deri atëherë megjithëse ai do të jetë shumë i kufizuar politikisht në atë që mund të bëjë.