
Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që shpall një emergjencë kombëtare të energjisë që synon rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit në SHBA gjithashtu uljen e kostove për kosnumatorët amerikanë.
Deklarata e urgjencës është vetëm një nga shumë veprimet që Trump pritet të ndërmarrë ditën e sotme forcimin e industrisë së naftës, gazit dhe energjisë elektrike në SHBA dhe për të vënë një frenim në përpjekjet e Presidentit Joe Biden për të përshpejtuar industrinë e automjeteve elektrike.
Ish-presidenti Joe Biden hyri në Shtëpinë e Bardhë me zotimin se do të largonte karburantet fosile, ndërsa prodhimi i naftës dhe gazit në SHBA arriti nivlele rekordi me mbikëqyrjen e tij.
Trump gjithashtu pritet të nënshkruajë një urdhër tjetër që synon përdorimin e burimeve natyrore në Alaskë, duke shfuqizuar disa nga nismat e automjeteve elektrike të Biden dhe duke mbrojtur pajisjet me gaz nga rregullatorët federalë dhe lokalë që duan t'i largojnë ato nga shtëpitë dhe bizneset, tha zyrtari i ardhshëm.
Alaska ka qenë një zonë e diskutueshme e vendit kur bëhet fjalë për energjinë dhe mjedisin, me republikanët që kanë parë prej kohësh mundësi për prodhimin e naftës dhe gazit atje, ndërsa demokratët kanë kërkuar të ruajnë peisazhet e pa cënuara.
Zyrtari tha se Trump do të ndërmarrë "veprim vendimtar për të çliruar potencialin e burimeve natyrore të Alaskës", duke përmendur një bollëk burimesh si nafta dhe gazi, ushqimet e detit, druri dhe mineralet kritike. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme, por zyrtari tha se rregulloret e kaluara nga departamentet e Brendshme dhe Bujqësisë kishin kufizuar prodhimin e Alaskës.