
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kanë nënshkruar marrëveshjen e madhe të armëve me vlerë gati 142 miliardë dollarë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, kjo është marrëveshja më e madhe e bashkëpunimit në mbrojtje në histori, që përfshin qindra kompani amerikane në sektorë si mbrojtja ajrore dhe raketore.
Administrata Trump e cilësoi marrëveshjen si "historike dhe transformuese", duke theksuar se ajo shënon një "epokë të re të artë" në marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite. Paketa përfshin gjithashtu një partneritet mes Ministrisë së Brendshme saudite dhe FBI-së.
Gjatë vizitës në Riad, Trump mori pjesë në një drekë VIP në Oborrin Mbretëror, ku ishin të pranishëm figura të njohura si Elon Musk, CEO i Tesla-s, Sam Altman, CEO i OpenAI, si dhe drejtues të tjerë të korporatave amerikane, përfshirë Stephen Schëarzman nga Blackstone dhe Larry Fink nga BlackRock.