Donald Trump dhe Joe Biden pritet të zhvillojnë një takim javën e ardhshme, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti aktual dhe presidenti i zgjedhur do të takohen të mërkurën, më 13 Nëntor 2024, në Zyrën Ovale në orën 11:00 sipas orës lokale, me kërkesë të Biden, sipas deklaratës së sekretares së shtypit, Karine Jean-Pierre.
Takime të tilla paszgjedhore janë pjesë e një tradite të përbashkët, megjithatë Trump nuk e priti Biden kur ky i fundit fitoi zgjedhjet në vitin 2020.
Biden ka shprehur angazhimin e tij për të respektuar protokollet dhe për të garantuar një tranzicion të pushtetit pa probleme.
Sondazh
Poll