Hapësire reklamuese

Bota

Tronditet Meksika/ As 24 orë nga zgjedhja e presidentes së parë grua, vritet një tjetër kryebashkiake

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Meksika/ As 24 orë nga zgjedhja e presidentes së parë
Yolanda Sánchez

Vetëm disa orë pasi u zgjodh presidentja e parë femër në historinë e Meksikës, Klaudia Sheinbaum e cila fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura ditën e djeshme me rreth 60% të votave, një krim ka tronditur vendin.

Është vrarë Yolanda Sánchez, kryetare e bashkisë së një qyteti perëndimor meksikan, Cotija. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale.

Qeveria e shtetit të Michoacan, në Meksikën perëndimore, dënoi “vrasjen e kryebashkiakes së Cotija-s, Yolanda Sánchez Figueroa”, duke shtuar se një operacion sigurie është duke u zhvilluar për të kapur përgjegjësit.

Kryebashkiakja Sánchez u rrëmbye shtatorin e kaluar, ndërsa ajo ishte duke bërë pazar në një qendër tregtare, ku makina e saj u bllokua nga njerëz të armatosur. Tre ditë më vonë ajo u lirua dhe u gjet në një autobus pasagjerësh, pranë komunës së Vistahermosa.

Është vrasja e dyte e një kryebashkiaku në Meksikë brenda një muaji. Gjatë fushatës për zgjedhjet e mbajtura, kryebashkiaku i qytetit Kuitezo u qëllua për vdekje nga dy vrasës me motor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese