
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është sulmuar nga një burrë e cila e ka goditur me grusht. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në Kopenhagë ku kryeministrja daneze po kalonte.
Pas sulmit menjëherë është bërë i mundur ndalimi i autorit të sulmit ku dhe më pas u arrestua nga autoritetet daneze.
Kryeministrja, jeta e së cilës nuk është në rrezik, tha se ishte e “tronditur” nga ajo që ndodhi dhe zyra e kryeministrit Mette Frederiksen nuk bëri asnjë deklaratë të mëtejshme për këtë çështje.
Mediat e huaja raportojnë se policia në kryeqytetin danez e konfirmon ngjarjen, por nuk ka asnjë koment me detaje dhe emrin e autorit.
Sondazh
Poll