Hapësire reklamuese

Bota

Tronditëse, nëna mbyt vajzën 10-muajshe në vaskë dhe më pas tenton vetëvrasje

Shkruar nga Newsbomb
Tronditëse, nëna mbyt vajzën 10-muajshe në vaskë dhe
Foto ilustruese

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Itali, ku një grua ka vrarë foshnjën 10 muajshe dhe më pas ka tentuar vetëvrasje.

Mediat italiane bëjnë me dije se gruaja vuante nga depresioni pas lindjes. Carola Finattti vuante nga depresioni pas lindjes dhe një ditë para ngjarjes kishte lënë një takim psikoterapisti.

Para se të mbyste vajzën 10 muajsh në vaskë, ajo ka shkruar në rrjetet sociale, “nuk duron dot më, nuk e mbaj dot fëmijën, nuk e rris dot”.

Dyshohet se pas këtyre postimeve gruaja ka mbytur vajzën dhe ka tentuar ti jap fund jetës duke u vetëqëlluar eme thikë.

Kur bashkëshorti i Carola ka shkuar në banesë, ka gjetur vajzën e mbytur, ndërsa nga ana tjetër bashkëshorten në gjak.

“Perla ishte në vaskë, e gjeta aty. Shkova në shtëpi konkretisht sepse doja ta shoqëroja Karolën te psikologu. Që kur filloi të ndihej i sëmurë, ajo bëri gjithçka që mundi. Ne morëm ndihmë menjëherë. Ne e kishim dashur shumë këtë vajzë të vogël. Kemi tetëmbëdhjetë vjet bashkë dhe e kemi pritur prej kohësh”, thotë babai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese