Hapësire reklamuese


Bota

Tronditëse në Paris/ Avioni rrëzohet papritur në autostradë, raportohet për disa të vdekur

Shkruar nga Newsbomb
Tronditëse në Paris/ Avioni rrëzohet papritur në
Pamje nga avioni i rrëzuar në Paris

Një avion i vogël është rrëzuar ditën e djeshme në autostradën A4 pranë Parisit, duke shkaktuar vdekjen e tre personave që ndodheshin në bord.

 Avioni u rrëzua pranë Nosiel, në lindje të kryeqytetit francez pasi goditi një kavo elektrike. Autostrada ishte mbyllur më pas në të dyja drejtimet, dhe fatmirësisht asnjë automjet nuk u përfshi në incident.

Pamjet nga vendngjarja tregonin punonjësit me xhaketa ndriçuese teksa avioni ishte përplasur në zonën qendrore të autostradës dhe ishte rrëzuar me rrota lart, duke goditur dhe barrierën e autostradës.

Një aksident i ngjashëm me të njëjtën kompani fluturimi ishte regjistruar në autostradën A4 pranë Collégien, në veri të Parisit, kur piloti kishte humbur papritur kontrollin e mjetit”, thuhej në një deklaratë të aeroportit të Lognes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese