Hapësire reklamuese

Bota

Tronditëse, bodybuilderi dhunon për vdekje të dashurën, i thyen kafkën dhe shtyllën kurrizore

Shkruar nga Newsbomb
Tronditëse, bodybuilderi dhunon për vdekje të dashurën, i
Igor Porto dhe partnerja e tij

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Brazil, ku  bodybuilder, Igor Porto ka dhunuar për vdekje partneren e tij 31-vjeçare, Marcela de Souza.

Porto e dhunoi barbarisht 31-vjeçaren, duke i thyer kafkën e kokës shtyllën kurrizore dhe shtatë brinjë.

Pasi e rrahu barbarisht, Igor Porto, siç quhet bodybuilder, u tha mjekëve të spitalit, se gruaja ishte rrëzuar teksa pastronte shtëpinë ku jetonin. Ky version nuk u vesua nga mjekët, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.

Pas hetimeve në shtëpinë e çiftit, policia arriti të faktonte se nuk bëhej fjalë për një ngjarje aksidentale, por për dhunë barbare.

Pas disa ditëve në spital, 31-vjeçarja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka mbyllur sytë përgjithmonë. Mediat e huaja raportojnë se 31-vjeçarja ka pasur urdhra ndalimi ndaj bodybuilderit kur janë ndarë, por ajo i ka tërhequr pasi janë rilidhur.

Tronditëse, bodybuilderi dhunon për vdekje të dashurën, i
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese