Hapësire reklamuese

Bota

Trenat përplasen kokë më kokë në Bullgari, 2 viktima e disa të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Trenat përplasen kokë më kokë në Bullgari, 2 viktima e
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Bullgari gjatë ditës së djeshme teksa dy trena janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin.

Si pasojë e goditjes së rëndë, kanë mbetur të vdekur 2 persona ndërsa 6 të tjerë janë të gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima të këtij aksidenti mbetën një nga drejtuesit e trenit dhe një punonjës i Hekurudhave Shtetërore Bullgare.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Dy trenat e mallrave po udhëtotnin njëkohëhisht në të njëjtat shina dhe u përplasën në seksionin midis stacioneve Svetovrachene dhe Kremikovtsi.

Ndërkohë autoritete janë duke hetuar të gjithë ngjarjes me qëllim vënien përpara drejtësisë personat përgjegjës për moskordinimin e orarevetë lëvizjes së trenave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese