Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tre muaj të "ngujuar" pa ushqim, SHBA njofton shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
Tre muaj  të "ngujuar" pa ushqim, SHBA njofton shpërndarjen
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar shpërndarjen e ndihmave humanitare për palestinezët në Gaza përmes kompanive private.

Sipas “BBC", mësohet se ambasadori i SHBA-së, Mike Huckabee është shprehur  se qendrat nga ku do të shpërndahen ushqimet për palestinezët do të jenë në masa sigurie, duke parandaluar kështu Hamasin vjedhjen e tyre.

Ndërkohë, ai ka thënë se Izraeli nuk do të marrë pjesë në shpërndarjen e këtyre ndihmave, ndërsa thekson gjithashtu se do të siguronin perimetrin e qendrave.

Që nga fillimi i marsit, Izraeli ka ndërprerë të gjitha furnizimet në Gaza, duke përfshirë ushqimin, strehimet, ilaçet dhe karburantin, e cila ka çuar në një krizë humanitare për 2.1 milionë banorët e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese