
Të paktën katër persona humbën jetën në një aksident tragjik në Truqi. Një helikopter ambulancë u përplas tragjikisht në një ndërtesë spitali në Turqi ku për pasojë humbën jetën dy pilotë, një mjek dhe një anëtar i stafit.
Mediat truke raportojnë se sksidenti ka ndodhur në qytetin e Muglas, ku bëhet fjalë për një helikopter që është nisur në drejtim të Antalias. Dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur.
“Helikopteri u përplas në spital gjatë ngritjes. Ka pasur mjegull të dendur, shkaku i aksidentit po hetohet. Katër nga stafi ynë u vranë. Ai u nis nga këtu për të shkuar në Antalia. Nuk ka asnjë problem në spital, aksidenti ndodhi kur helikopteri u ngrit nga pista”, - tha guvernatori i Muglas, Idris Akbıjik.