Hapësire reklamuese


Bota

Tragjike në Kanada, makina përplaset me turmën në një festival, disa të vrarë dhe dhjetra të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike në Kanada, makina përplaset me turmën në një
Pamje nga ngjarja tragjike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin kanadez të Vankuverit, ku një makinë është përplasur me një turmë njerëzish gjatë një festivali në rrugë. Ngjarja ndodhi në një vend ku po mbahej festivali vjetor “Lapu Lapu”, i cili është i lidhur me kulturën filipinase.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Kryetari i bashkisë së Vankuverit, Ken Sim, reagoi pas incidentit ku u shpreh i tronditur dhe i pikëlluar për atë që ndodhi.

“I tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga incidenti i tmerrshëm në ngjarjen e sotme të Ditës së Lapu Lapu. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur dhe me komunitetin filipinas të Vankuverit gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”, shkroi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese