Disa emigrantë, përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën teksa tentuan të kalonin Kanalin e La Manshit.
Ministri i Brendshëm i Francës deklaroi se kjo është një tragjedi e tmerrshme, ndërsa Agjencia e lajmeve AFP raportoi se viktimat janë katër persona, mes tyre edhe një fëmijë.
Një emigrant tjetër mbeti i plagosur dhe u transportua me helikopter në një spital në Boulogne, Francë ndërsa pasagjerët e mbetur në varkë vazhduan udhëtimin e tyre.
Që nga 15 Shtatori, më shumë se 23,000 njerëz kanë kaluar Kanalin e La Manshit, disa qindra kanë humbur jetën.
Sondazh
Poll