
Foto nga vendi i ngjarjes
Gjashtë të porsalindur kanë ndërruar jetë nga zjarri në një spital për fëmijë në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi.
Në pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive, shihen zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin, i cili ra mbrëmë në spitalin në pjesën lindore të qytetit.
Departamenti i zjarrfikësve i tha agjencisë së lajmeve ANI se gjashtë fëmijë të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në një spital tjetër. Tashmë zjarri është nën kontroll.
“Shkaku i zjarrit është nën hetim dhe përgjegjësit do të dënohen”, tha një zyrtar i policisë.
Sondazh
Poll