Hapësire reklamuese

Bota

Tragjedi në brigjet e Egjeut, përmbyset varka me emigrantë, raportohet për disa të vdekur

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në brigjet e Egjeut, përmbyset varka me emigrantë,
Varkë me emigrantë

Një tragjedi e rëndë është shënuar sërish në brigjet e shtetit turk, në ujërat e detit Egje.

Sipas mediave të huaja, një varkë me emigrantë që kishin për qëllim të hynin ilegalisht në vendet evropiane është përplasur me shkëmbinjtë nënujorë në afërsi të qytetit të Cesme.

Si pasojë e kësaj përplasje, të paktën 7 persona rezultojnë të mbytur, ndërsa 19 të tjerë kanë arritur që të shpëtohen nga roja bregdetare, i cili është njoftuar nga një peshkatar që ndodhej rastësisht në atë zonë ku ndodhi tragjedia.

Autoritetet turke bëjnë me dije se një person rezulton i zhdukur, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e grupeve kriminale që operojnë në trafikimin e emigratëve të paligjshëm në udhëtimet e vdekjes.

Rruga më e zakonshme detare për azilkërkuesit nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika ka qenë nga Turqia për në ishujt më të afërt grekë.

Por autoritetet greke shtuan patrullimet në Egje, ndërsa Turqia po i deporton njerëzit pa i lejuar që të aplikojnë për azil. Shumë prej tyre zgjedhin rrugën më të gjatë dhe më të rrezikshme për të kaluar direkt në vendet e Evropës, si në Itali.  

Mijëra emigrantë kanë humbur jetën e qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur gjatë këtyre udhëtimeve, megjithatë ato vazhdojnë sërish që të ndjekin rrugët ilegale për të hyrë në Evropë në kërkim të një jete më të mirë për veten dhe familjen e tyre.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese