Policia zvicerane ka arrestuar dy persona, pasi dyshohen se trafikonin lëndë narkotike. Në kuadër të një hetimi të zhvilluar në këtë vend nga policia kantonale zviceriane në bashkëpunim me shërbimet kundër trafikimit të lëndëve narkotike, janë vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe 37 vjeçari zviceran.
Dy persona u arrestuan nga policia kantonale zviceriane si pjesë e një hetimi të kryer në bashkëpunim me shërbimet kundër drogës. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 25 vjeç, banues në Shqipëri dhe një shtetas zviceran 37 vjeç me banim në zonën e Bellinzonës. Këtë e kanë bërë të ditur sot, e premte, autoritetet kantonale.
25 vjeçari shqiptar dyshohet se ishte i përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm të tregtisë së drogës që synonte aktorët lokalë. Ai u arrestua në Giubiasco, teksa po kthehej në banesën e bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 500 gramë kokainë.
Pas arrestimit të tij, hetimet e mëvonshme çuan në arrestimin e 37-vjeçarit nga Zvicra, i cili banonte në Bellinzonë.
Të arrestuarit akuzohen për shkelje të rënda ligjore, ku përfshihen shkelje e ligjit federal për narkotikët dhe shkelje e ligjit federal për të huajt dhe integrimin e tyre.