Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italine në Cles, në Trentino, pasi akuzohen për trafikim droge.
Bëhet me dije se policia ka kontrolluar makinën tip “Audi”, që drejtohej nga një shqiptar, ku në të është gjetur 9 kg drogë, e llojit kanabis dhe kokainë. Po ashtu në automjet u gjet dhe një pistoletë.
Pas kësaj, policia ka shkuar për kontroll në banesën e shqiptarit, i cili jetonte me dy bashkëkombas të tjerë, që po ashtu ishin të përfshirë në trafikimin e drogës. Shqiptarët kur kanë parë policinë, kanë tentuar të fshehnin një çantë, brenda së cilës kishte rreth 8 kilogramë e gjysmë hashash, e ndarë në tetë pako.
Të tre shqiptarët janë arrestuar në këtë operacion dhe ndodhen në paraburgimin e Trentos.