Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë zvicerane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia kantonale e Graubünden arriti të identifikojë katër burra nga Shqipëria të moshave 19 deri në 39 vjeç, që merreshin me trafikimin e drogës.
Në kuadër të hetimeve fillimisht u arrestua një 21-vjeçar, më pas një 19-vjeçar, një 25-vjeçar dhe një 39-vjeçar në Maienfeld.
Pas hetimeve policia sekuestroi 745 gramë heroinë, 315 gramë kokainë me vlerë mbi pesëdhjetë mijë franga, 820 gramë paracetamol (prerëse) dhe para në dorë me vlerë 7.760 franga.
Sondazh
Poll