Me urdhër të prokurorisë së Milanos, janë arrestuar 13 punonjës policie të burgjeve.
Pas një hetimi të kryer, rezultoi se 13 policët që punonin në burgun e të miturve Cesare Beccaria ushtronin dhunë ndaj të miturve të burgosur. Gjithashtu 8 kolegë të tyre janë shkarkuar nga detyra për shkak të shpërdorimit të detyrës.
Të arrestuarit të cilët punonin në burgun e të miturve Cesare Beccaria në kryeqytetin italian dhe akuzohen për shpërdorim detyre, keqtrajtim të të burgosurve, torturë, lëndim trupor dhe tentativë përdhunimi të një të mituri.
Veprat penale janë kryer që në fillim të vitit 2022 dhe me rëndësi kyçe për të gjithë zhvillimin e hetimeve, të cilat janë në vazhdim, kanë qenë pamjet që hetuesit kanë mundur të shohin falë kamerave të sigurisë së burgut.