Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tmerr në ajër, çfarë po ndodh me avionët? Rrëzohet një tjetër në Australi, 2 viktima dhe disa të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Tmerr në ajër, çfarë po ndodh me avionët?
Foto nga vendi i ngjarjes në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit

Një tragjedi ajrore është shënuar në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit. Dy persona kanë humbur jetën, mrëmjen e së shtunës 4 Janar ku avionic u përplas pranë qytetit Nambucca Heads, afërsisht 400 km në veri të Sidneit.

“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht”,- tha Policia e NSW, sipas mediave së huaja.

Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) raportoi se rrënojat u gjetën rreth 1.5 km larg bregut ndërsa policia tha se ka filluar një hetim për rrethanat e incidentit, me ndihmën e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit.

Në dy javët e fundit incidentet në ajër të cilat kanë lënë pas shumë viktim janë të shumta. Kujtojmë shpërthimin e avionit në Kazakistan në ditën e Krishtlindjeve, ku humbën jetën 38 pasagjerë.

Por tragjedia më e rëndë u shënua disa ditë më pas në Korenë e Jugut ku një avion Avioni Boeing 737-800, që transportonte 176 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, devijoji duke u përplasur me murin rrethues të pistës.

Pas uljes, avioni shpërtheu në flakë duke i marrë jetën 179 personave dhe vetëm 2 kanë mbijetuar.

Shkaku i rrëzimit të avionit dyshohet të ketë qenë një goditje nga zogjtë. Kështu tha një nga dy anëtarët e shpëtuar të ekuipazhit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed