Hapësire reklamuese


Bota

Tjetër aksident ajror në SHBA! Avioni rrëzohet në lumë, humbasin jetën tre personat

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër aksident ajror në SHBA! Avioni rrëzohet në lumë,
Pamje nga vendngjarja

Një avion i vogël u rrëzua mbrëmjen e djeshme në lumin Platte, në pjesën lindore të Nebraskës, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.

Sipas deklaratës së Sgt. Brie Frank nga Zyra e Sherifit të Qarkut Dodge, ngjarja tragjike ndodhi në jug të qytetit Fremont, rreth orës 20:15. Avioni po udhëtonte përgjatë lumit kur ndodhi aksidenti fatal.

Autoritetet kanë konfirmuar se trupat e tre viktimave janë gjetur, por identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur për publikun.

Hetimet mbi shkaqet e rrëzimit do të mbikëqyren nga Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit Ngjarja ndodhi afër qytetit Fremont, rreth 37 milje (59.5 kilometra) në perëndim të Omahas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese