Hapësire reklamuese

Bota

Tjetër sulm me thikë në Gjermani, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër sulm me thikë në Gjermani, 1 i vdekur dhe 2 të
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e hapjes së turneut evropian të futbollit Euro 2024, ku një person ka qëlluar me thikë disa njerëz në qytetin lindor të Wolmirsted.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet gjermane këtë të shtunë, në një deklaratë të dhënë për media. Sipas kësaj deklarate, autori i sulmit është një 27- vjeçar me origjinë nga Afganistani, i cili ka qëlluar me thikë 3 persona.

Në fillim ai ka goditur një të ri në një zonë jo shumë larg Wolmirsted-it, i cili ka gjetur vdekjen në vend si pasojë e plagëve të marra.

Autori i sulmit, nuk është mjaftuar me kaq, ai ka udhëtuar në Wolmirsted dhe ka hyrë në një shtëpi të rastësishme, ku po zhvillohej një festë me rastin e fillimit të Evropianit pak para fillimit të ndeshjes Gjermani-Skoci. Ai ka sulmuar njerëzit që ndodheshin brenda në banesë, duke lënë dy persona të plagosur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, të cilët i kanë kërkuar autorit që të dorëzohej, por ai ka kundërshtuar punonjësit dhe për pasojë është qëlluar nga policia.

Mediat vendase raportojnë se autori i sulmit është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë dy të plagosurit, të moshave 50 vjeç dhe 70 vjeç janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjermane vijon me hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, teksa janë ndërmarrë masa të shtuara për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Kujtojmë se pak javë më parë një afgan sulmoi me thikë disa aktivistë ant-islamikë në qyetin e Manheim, ndërsa si pasojë e këtij sulmi humbi jetën edhe një oficer policie, i cili ndërhyri për të parandaluar autorin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese