Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tjetër sulm me armë në Bruksel, një person mbetet i plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër sulm me armë në Bruksel, një person mbetet i plagosur
Policia e Brukselit/ Foto ilusturese

Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bruksel.

Burimet nga mediat lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ’’Anderlecht’’, ku një person ka mbetur i plagosur, teksa dyshohet se ky sulm ka të bëjë me shpërndarjen e drogës.

Ky rast është i ngjashëm me sulmin e djeshëm, pasi kanë goditur me automatikë “Kallashnikov”, ndërsa policia është duke punuar për kapjen e autorëve. Sipas prokurorisë së Brukselit, këto sulme ndodhin për shkak të kontrolleve në zona të caktuara urbane midis bandave të drogës.

Gjithashtu, Michael Dantin i cili është profesori i kriminalistikës në Universitetin e Liezhit ka shprehur se në mesin e autorëve ka dhe të mitur, për faktin se ata i nënshtrohen më lehtë dënimeve nga kriminelët e rritur.

Statistikat tregojnë se vitin e kaluar numri i të shtënave mes bandave kriminale në Bruksel ka arritur në 89, që është një rritje prej 40%. Si pasojë e këtyre sulmeve, 10 persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë plagosur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese